Aktualitet

Bashkitë Devoll dhe Pogradec revokojnë vendimin për caktimin e Qendrave të Votimit

Bashkia e Devollit dhe Pogradecit i janë drejtuar me një letër KQZ-së, ku njoftojnë revokimin e vendimit për caktimin e Qendrave të Votimit. Qendrat e Votimit do të ruhen nga punonjës të bashkive dhe në to nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore. Vendimi i bashkive thuhet se vjen në zbatim te dekretit të Presidentit. Të dy njësitë vendore shprehen të vendosura për të marrë në administrim edhe KZAZ dhe VNV.