Bota

BE-kritika Kosovës: Nuk u reflektua asnjë nga 26 rekomandimet për zgjedhjet!

Institucionet e Kosovës nuk i kanë marrë për bazë asnjë nga 26 rekomandimet e Bashkimit Evropian të dala nga zgjedhjet qendrore të 2017-s. Deklarata u bë nga Kryevëzhguesja për zgjedhjet e 6 tetorit Viola Von Cramon Taubadel. Një ndër porositë e BE-së, ishte edhe pastrimi i listës së votuesve, që në zgjedhjet e fundit po del më i madh se numri i popullsisë. “Pas përfundimit të zgjedhjeve BE-ja do ta nxjerr raportin përfundimtar me vlerësimin e procesit zgjedhor dhe me rekomandime. BE-ja ju kushton rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve, andaj rekomandimet duhen marrë parasysh. Kujtojmë se në zgjedhjet e 2017-ës ne dhamë 26 rekomandime kryesisht për ndryshime legjislative dhe asnjëra nuk është miratuar si ndryshim. Është me rëndësi që raporteve tona t’u kushtohet rëndësi e veçantë dhe të diskutohet për të në kuvendin e radhës”, është shprehur kryevëzhguesja e BE-së, Viola Von Cramon Taubadel.