Rajoni

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin!

Linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ndikon dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e Bashkimit Evropian për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialog. Kështu deklaroi sot zëdhënësi i BE Peter Stano. Stano shtoi se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thirri në biseda të ndara telefonike presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiç javën e kaluar për të bërë thirrje për dialog dhe për të njoftuar së shpejti vizitën e tij.