Bota

BE në samitin e Sofjes për daljen e Amerikes nga Marrëveshja me Iranin

Liderët e Bashkimit Europian pritet që në Samitin e Sofjes në Bullgari, të diskutojnë nesër për masat që mund të marrë Blloku pas daljes së Amerikës nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin. Kryediplomatja Federica Mogherini tha se “Eurokomisionerët do të diskutojnë nëse mund të përdoren masat e vitit 1990 për bllokimin e sanksioneve, që të mbrohen interesat e bizneseve europiane në Iran”.