Showbiz

“Last Hurrah” një këngë shumë personale për Bebe Rexhën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha mbrëmjen e kaluar ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor, “Last Hurrah”.

Kënga flet për  varësitë e ndryshme si drgoa, alkooli, problemet me marrëdhëniet intime si edhe për të gjitha komentet negative që ka marrë për trupin e saj.

Këngëtarja shprehet se kjo është hera e fundit që do të tolerojë të tilla gjëra dhe është mëse gati për një fillim të ri, të pastër dhe pozitiv.