Showbiz

Bella Hadid falenderon publikisht stilisten shqiptare që e veshi në ceremoninë e “MTV VMA 2020”

Askush nuk mund të mos e vinte re sesa tërheqëse dhe provokuese dukej Bella Hadid në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV VMA” ditën e kaluar.

Supermodelja bukuroshe ishte veshur nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka e cila prej vitesh ka studiuar në universitetin e modës në Londër dhe ka një kompani të vetën ku stilon veshje.

Bella Hadid e ka falenderuar publikisht dizajneren shqiptare në një postim në Instagram ku thekson se dukej një bombë e vërtetë me veshjen e zezë prej tyli e frymëzuar nga vitet ’90.

“E veshur nga stilistja e re, tmerrësisht e talentuar Nensi Dojaka” -shkroi Bella në Instagram duke shfaqur edhe një herë tjetër look-un e saj.

Kjo nuk është hera e parë që stilistët shqiptarë veshin yjet e muzikës ndërkombëtare. Kujtojmë se edhe Beyonce apo Cardi B kanë zgjedhur të veshin krijimet e disa stilisteve shqiptare në video muzikore apo evente të rëndësishme.