Rajoni

Beograd, alarm për bombë në Aeroportin “Nikolla Tesla”

Alarm për bombë në Aeroportin “Nikolla Tesla” të Beogradit, evakuohen 130 pasagjerët dhe 5 anëtarët e ekuipazhit të një avioni të Lufthansa-s, me destinacion Frankfurtin në Gjermani. Ndonëse alarmi u mor seriozisht e po kryhen kontrolle, policia serbe beson se është fals. Autoritetet u vunë në lëvizje pas një telefonate anonime.