Aktualitet

Berat, shpërndanin drogë pranë shkollave, dy të arrestuar

Policia e Beratit arrestoi dy persona që shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave të mesme e 9-vjeçare. Të arrestuarit janë një 19-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Gjithashtu u ndalua një person i tretë që mbahej nën vëzhgim nga policia, për armëmbajtje pa leje.