Rajoni

Bërnabiç: Bombardimi i NATO-s në ‘99-ën ishte gabim i të tjerëve, jo i qytetarëve serbë

Kryeministrja Ana Bërnabiç tha se “Serbia është e vetëdijshme për gabimet e së kaluarës”, por theksoi se “bombardimi i NATO-s në ‘99-ën ishte gabim i të tjerëve, jo i qytetarëve serbë”. Bërnabiç foli sot, në prag të 20-vjetorit të ndërhyrjes se Aleancës Veriatlantike kundër regjimit të Millosheviçit. Shefja e qeverisë së Beogradit vuri në dukje se ende nuk ka një përgjigje, se cilat janë arsyet që një vend sovran, mund të sulmohet pa një vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Më 24 Mars të ‘99-ës, NATO filloi bombardimet 78 ditore që krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të rreth 1 milion shqiptarëve të Kosovës, të dëbuar me dhunë nga serbët.