Aktualitet

Betimi i ministrave të rinj, ambasadori i BE: Mirëpres të punoj me të gjithë!

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përshëndeti betimin e Ministrave të rij të kabinetit qeveritar. “Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta” shkroi Soreca në Twitter. Ambasadori tha se Ministrat e rinj po marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. “Mirëpres të punoj me të gjithë!”