Showbiz

Beyonce lançon projektin e saj të parë muzikor të albumit “Black is King”

Para se të transmetohej në “Disney Plus”, diva e muzikës pop Beyonce ka vendosur të surprizojë fansat e saj me projektin më të ri muzikor.

Tashmë në kanalin zyrtar të artistes do të gjeni prurjen e parë të albumit “Black is King” e quajtur “Already”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me Shatta Wale dhe Major Lazer.

Ditën e kaluar mbretëresha B, bëri publike trailerin e këtij albumi ku për herë të parë debutoi edhe vajza e saj 8-vjeçare Blue Ivy.

Kujtojmë se “Black is King” është album i dedikuar për komunitetin me ngjyrë si simbol për të luftuar racizmin pas protestave të dhunshme në SHBA.