Showbiz

Beyonce si rrallëherë vjen me një urim dhe mesazh për të diplomuarit e 2020-ës

Këngëtarja e famshme e muzikës pop, Beyonce nërpmjet një video-je që zgjat plot 10 minuta ka vendosur të vijë me një falenderim për të gjithë studentët që janë diplomuar në një vit kaq të vështirë sa 2020-ta.

“Ju jeni duke arritur gjëra që prindërit dhe gjyshërit tuaj nuk mund t’i imagjinonin për veten e tyre. Ju jeni përgjigjja e gjeneratës së lutjeve. Faleminderit për përdorimin e zërit kolektiv dhe që keni bërë të ditur se jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi. Vrasja e George Floyd, Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe shumë të tjerëve na ka bërë të ndihemi të thyer. Ka lënë që i gjithë shteti të kërkojë një përgjigje” -tha ajo e emocionuar.

Në mesazhin inkurajues 38-vjeçarja ftoi të gjithë publikun e sidomos studentët që të harrojnë gjithcka ka ndodhur dhe të fokusohen tek vetja e tyre.