Showbiz

Beyonce vlerësohet me çmimin e humanitares për të gjithë aktivizmin e saj në shkallë globale

Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama i ka dorëzuar një çmim shumë të rëndësishëm yllit të muzikës Beyonce.

Të dielën mbrëma në “BET Awards”, 38-vjeçarja u vlerësua me çmimin e humanitares për të gjithë aktivizmin e saj global, kombëtar e lokal me anë të bamirësive të shumta për fushata të ndryshme si dhe për mesazhet e forta që përcjell përmes muzikës së saj.

“Për zemërgjerësinë dhe dashurinë për komunitetin e saj si dhe fokusin për të folur hapur për seksizmin dhe racizmin ndërkohë që qëndron e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe familjes së saj” -tha Michelle Obama për divën e muzikës pop.