Showbiz

Bilanci i frikshëm botëror i Covid-19 deri tani

Në mbarë botën numri i të infektuarve me Koronavirusin e ri ka shkuar në 423.515 të infektuar dhe 18.910 viktima deri tani.

Vendet më problematike janë Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Europë vendi mi i goditur është Italia me 69.176 të prekur dhe 6.820 viktima.

Spanja ka 42.058 të infektuar dhe 2.991 të vdekur ndërsa SHBA 59.916 raste dhe 784 të pajetë. Listës së gjatë të vendeve nën izolim, së fundmi i është bashkuar edhe India, e cila ka shpallur izolimin për 21 ditë duke nisur nga orët e para të së mërkuës.