Bota

Bill de Blasio tërhiqet nga gara presidenciale

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, njoftoi se do të tërhiqet nga gara demokrate për Shtëpinë e Bardhë. “Ndjej se kam kontribuar me gjithçka që mundem në këto zgjedhje paraprake dhe është e qartë se ky nuk është momenti im”, tha ai. 58-vjecari, de Blasio, shpalli kandidaturën e tij në muajin maj. Tani mbeten 19 demokratë në garë, me ish zëvendëspresidentin Joe Biden, që aktualisht kryeson sondazhet.