Politikë

Bindja Demokratike do të drejtohet nga Astrit Patozi

Të pakënaqurit e Partisë Demokratike kanë gati përgatitjet për krijimin e një partie të re politike. Partia më e re në radhët e opozitës, Bindja Demokratike, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi. Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet nesër në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet  vendore të 30 qershorit.