Showbiz

Bleona zbulon prapaskenat e klipit “Monster”

Këngëtarja e famshme shqiptare Bleona na ka treguar edhe një herë se është maniake pas perfeksionit dhe detajeve.

Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj të Instagramit një video të shkurtër ku shfaqen prapaskenat e klipit të saj më rë ri “Monster”.

Ajo ka paralajmëruar këtë projekt muzikor javë më parë në platformat e saj sociale por këtë herë ka ardhur ndryshe më një baladë dashurie duke na surprizuar të gjithëve.