Aktualitet Lajmet e fundit

Bllokohet anija ruse me grurë në portin e Durrësit

Bllokohet një anije ruse me grurë në portin e Durrësit. Anija është bllokuar me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë në radë prej datës 31 gusht. Mjeti lundrues ishte nisur më datë 22 gusht nga porti rus i Volgodonsk me destinacion Shqipërinë, por është bllokuar pasi pala dërguese nuk ka rënë dakord me palën pritëse për cështjen financiare.