Art & Kulturë

Bob Dylan vendos të tërheqë Nobelin për Letërsinë

Më në fund, Bob Dylan vendos të tërheqë Nobelin për Letërsinë. Pasi dezertoi ceremoninë zyrtare të muajit dhjetor, kantautori amerikan i vlerësuar edhe për poezitë e tij do të jetë javën e ardhshme në Stokholm, në kuadër të një koncerti. Ai pritet të përfitojë nga rasti për të tërhequr vlerësimin prestigjioz. Ceremonia do të jetë private, pa praninë e mediave.