Sport

Bojkoti vijon, dështon takimi i negociatorit të qeverisë me Ligën Profesioniste

Asgjë e re nga takimi i Ligës Profesioniste me negociatorin e Qeverisë Fidel Ylli, bojkoti vazhdon. Të gjithë Presidentët e Superligës pohojnë se nuk do të ndryshojnë qëndrim deri në miratimin e kërkesave të tyre. Por këtë herë do të modifikojnë katër pikat, për t’ia dërguar më pas sërish Kryeministrit Rama. Liga thotë se bojkoti do të vijojë deri në një qasje konkrete ndaj kërkesave të tyre. Kjo ngjarje ka sjellë bllokim të Kampionatit Shqiptar të Futbollit.