Aktualitet

Bordi Ekzekutiv i FMN-së, Ekonomia e Shqipërisë pëson rritje të ndjeshme

Ekonomia e Shqipërisë pëson rritje të ndjeshme. Këtë ka deklaruar Bordi Ekzekutiv i FMN-së. Në raportin e publikuar nënvizohet se Shqipëria ka përfituar nga rritja në kërkesën e brendshme, investimet e huaja të lidhura më energjinë dhe një përmirësim në marrëdhëniet me partnerët kyç tregtare të BE-së. FMN vlerëson se mandati i qartë i qeverisë, perspektiva e favorshme ekonomike dhe pritshmëritë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE sigurojnë një dritare mundësish për të rifilluar zbatimin e axhendës së reformave.