Sport

Botërori i “VAR”-it, shënohet një rekord i penalltive të dhëna

Sistemi “Video Assistant Referee” mund të thuhet se ka shkaktuar një revolucion të vërtetë në ndeshjet e para të Botërorit të Rusisë. Në 13 ndeshjet e para, arbitrat kanë akorduar 8 penallti, duke regjistruar një mesatare prej 0.61 penallti për ndeshje. Për të parë më mirë efektin e sistemit “VAR” u bë një krahasim me ndeshjet e Botërorëve të mëparshëm. Në Brazil, shifra e 8 penalltive u regjistrua në rreth 26 ndeshje, ndërsa në 2006-n, në Botërorin e Gjermanisë u deshën të luheshin 40 ndeshje.