Showbiz

Brabara Streisand dhe Gisele Bündchen do të nderohen me një çmim të rëndësishëm në galanë “Hollywood for Science”

Instituti UCLA i ambjentalizmit dhe mirëmbajtjes njoftoi ditën e kaluar se ceremonia e madhe gala e “Hollywood” do të mbahet më 21 shkurt në Los Angeles.

Si çdo ceremoni edhe në këtë të fundit do të shpërndahen çmime për të gjithë ata artistë të akademisë që kanë kontribuar në mirëmbajtjen e planetit.

Aktorja Barbara Streisand dhe modelja Gisele Bündchen priten të marrin çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes për kontributin e tyre. Sipas aktivistëve, dy personazhet e famshme jo vetëm që kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të ambjentit dhe klimës por kanë siguruar që edhe të rinjtë të mësojnë sesa të rëndësishme janë këto kauza.