Bregdeti, Leskovik-Korçë-Pogradec dhe Lushnje-Elbasan-Peshkopi, më të rrezikuara nga tërmeti

Bregdeti shqiptar, zona Leskovik-Korçë-Pogradec dhe ajo Lushnje-Elbasan-Peshkopi janë më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri. Sizmiologu Ervin Kasaj, pas lëkundjeve të djeshme të tokës pohon se gjithsesi në vendin tonë nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër. Ekspertët thonë se në rastet e tërmeteve me magnitudë mbi 5 ballë, mundësia e pasgoditjeve është 99%. I rëndësishëm është reagimi njerëzor gjatë dhe pas tërmetit, si futja poshtë një tavoline apo nën kasën e derës, dhe nëse jeni jashtë, largohuni nga ndërtesat e larta.