Lifestyle

Brenda shtëpisë luksoze të blogerit që ka bërë miliona me videot në ‘YouTube’

Logan Paul, vetëm 24 vjeç, ka arritur që të jetë pronar i një shtëpie e cila kushton 5.5 milionë £.

Blogeri ka madje dhe shefin e tij personal në kuzhinë, një koleksion të konsiderueshëm me kafshë dhe gjithashtu një autobus shkolle tërësisht personal.

Logan Paul ka mundur të bëjë miliona, me anë të videove të postuara, në rrjetin social “Youtube”.

Shtëpia është e një stili francez, ka plot shtatë dhoma gjumi, si dhe nëntë tualete dhe është e pozicionuar në lagjen e pasur “Encino”.

Brenda shtëpisë do të shihni një botë tërësisht të krijuar nga kapriçot e një mashkulli, me një koleksion makinash miniaturë, kufoma të rreme, një koleksion kafshësh që përfshin gjithashtu të gjitha llojet e papagallëve.