Showbiz

Brian Austin Green tallet me ish-bashkëshorten e tij Megan Fox dhe të dashurin e saj të ri

Ai mund të jetë 47-vjeç por fansat mendojnë se nuk është aspak i pjekur.

Brian Austin Green ka vendosur të tallet me lidhjen e re të ish-bashkëshortes së tij Megan Fox me reperin Machine Gun Kelly.

Megan Fox ka postuar një selfie në pasqyrë ku shfaqet me Machine Gun Kelly duke i bashkangjitur diçiturën “Një bukuri e dhembshme, zemra ime të përket ty”. Dedikimi i aktores për partnerin e saj të ri nuk i ka pëlqyer ish-bashkëshortit të saj që ka reaguar me ironi në Twitter.

Brian e ka kopjuar këtë diçiturë të Megan Fox duke e postuar në një foto ku shfaqen fëmijët e ish-çiftit. Mirëpo, ky veprim nuk është pritur mirë nga fansat e aktores bukuroshe që e kanë quajtur atë të papjekur.

“Tani po e kuptoj përse Megan të la. Je 47-vjeç dhe shumë i papjekur, vazhdo përpara” -shkruajnë fansat kritikues në komentet e fotos së postuar nga Brian.