Lifestyle

Britani, qentë rriten për biznes në kushte të mjerueshme

Aktivistët futen me kamera dhe gjejnë një këlysh të ngordhur, dhe fermat ishin të licencuara nga shteti.

Pamje të tmerrshme kanë dalë nga një fermë për rritjen e qenve në Britaninë e Madhe, ku miqtë më të mirë të njeriut mbahen mes jashtëqitjeve, pa ujë e pa ushqim.

Personat që kishin hyrë brenda për të shpëtuar qentë ishin tmerruar nga kushtet e këqija, por edhe më shumë pasi gjetën një këlysh të ngordhur mes tyre dhe asnjeri që të ishte kujdesur.

Gjëja më e rëndë ishte fakti se këto ferma ishin të ligjshme, të licencuara nga shteti.

Qentë shiteshin për rreth 700 euro, dhe ishin viktima të një industrie që shkon në miliona euro çdo vit.

Bashkia e Ceredigion County tha se në fermat që u shfaqën në video ata kishin ndërhyrë për të bërë përmirësime të kushteve. Megjithatë, shkelësit nuk janë dënuar por janë “edukuar”.