Bota

Britani, rritet në dy vite periudha e qëndrimit për studentët e huaj

Studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë në Britani edhe për dy vjet pas përfundimit të studimeve me mundësinë për të gjetur një punë. Propozimi i ri ministrisë së Brendshme Britanike kundërshton vendimin e marrë në 2012-n nga Theresa May, atëherë sekretare e Punëve të Brendshme, që i detyronte studentët ndërkombëtarë të largohen nga ky shtet katër muaj pas diplomimit. Kreu i ri i Ekzekutivit, Boris Johnson argumenton se ky ndryshim do t’i mundësonte të rinjve të “tregonin potencialin e tyre”.