Bota

Britani, të burgosurit me sjellje të mirë do mbajnë çelësin e qelisë

Të burgosurit në Britani me sjellje të mirë do të kenë më shumë favore. Por ku konsiston ky shpërblim? Të dënuarit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, duke pasur më shumë liri-dalje. Gjithashtu ata do të kenë të drejtën për më shumë dushe, si dhe do të kenë mundësi të gatuajnë ushqimet e tyre sipas dëshirës. Qeveria britanike ka si qëllim të nxisë më tej sjelljen e mirë tek të burgosurit, si dhe ka kërkuar që nëpër burgje të ketë më shumë shpërblime se ndëshkime.