Bota

Britani zyrtarisht në recesion, pandemia gjunjëzon ekonominë e 6 botëre

Mbretëria e Bashkuar është zyrtarisht në recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë. Ekonomia e Britanisë është tkurrur në një rekord prej 20 për qind në periudhën prill-qershor, kur masat e izolimit për shkak të koronavirusit kanë qenë më të ashpra. Një ekonomi konsiderohet se është në recesion nëse tkurret për dy çerekë të njëpasnjëshëm. Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo është tkurrja më e madhe që është raportuar nga ndonjë ekonomi tjetër e madhe, ku ajo britanike konsiderohet e 6 në botë.