Showbiz

Brooklyn Beckham drejt altarit, zbulohet çmimi marramendës i unazës që i ka dhënë partneres

Pas 9 muajsh lidhje Brooklyn Beckham i bëri pyetjen e madhe të dashurës së tij Nicola Peltz, dhe ajo menjëherë i tha ‘Po’.

Çifti i famshëm e kanë ndarë lajmin e bukur edhe me fansat e tyre në rrjetet sociale duke treguar se janë më të lumtur se kurrë.

“Dy javë më parë i kërkova për t’u martuar shpirtit tim binjak dhe ajo tha PO. Unë jam mashkulli më i lumtur në botë, premtoj që do të jem burri më i mirë dhe babai më i mirë një ditë ❤ Të dua” -shkroi djali i David Beckham në postimin e tij.

Gjithashtu mësohet edhe çmimi marramendës i unazës së martesës me të cilën i propozoi modeles. Unaza me diamant 5 karatësh kushtoi plot 317.000 dollarë një shpenzim i bërë mirë për vajzën që i rrëmbeu zemrën.