Sociale

Bujqësia: Jo mish i skaduar nga Brazili

Në 5 muajt e fundit nuk ka patur import të mishit të viçit nga Brazili. Reagimi vjen nga Ministria shqiptare e Bujqësisë. Sipas njoftimit zyrtar, nga Nëntori 2016 deri në Mars 2017, nga Brazili janë importuar vetëm mish pule dhe mish derri. Shkak për reagimin u bë nisja e hetimit për eksportimin e mishit të skaduar.