Politikë

Bushati: Me Greqinë diskutojmë çështje që i kishte mbuluar pluhuri i harresës

“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare”. Kështu deklaroi sot Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Ditmir Bushati nënvizoi vendosmërinë e Qeverisë, që sipas tij “përfshiu në bisedime me Greqinë, të gjitha çështjet e mbuluara nga pluhuri i harresës. Më herët, Bushati përshëndeti votimin e ndryshimeve kushtetuese për Emrin e Maqedonisë. Kryediplomati theksoi se “Ky është hap i madh drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, demonstrim i qartë i bashkëpunimit politik, që hap rrugën drejt BE-së e NATO-s”.