Aktualitet

Bushati: Perëndimi duhet të kujdeset për ndërhyrjen ruse në Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi

Ditmir Bushati vlerëson se realiteti i ri në rajon, kërkon më shumë qartësi për orientimin e sa më shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor në hapësirën euroatlantike. Në një intervistë për EUobserver , Kryediplomati thotë se “Perëndimi duhet të kujdeset për ndërhyrjen ruse në Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi”. Sipas tij, “Moska është e përgatitur të nxisë tensione nacionaliste në rajon, për të ngadalësuar reformat.  Bushati shprehet se “Edhe në Shqipëri ka një hetim lidhur me pohimet se Opozita ka marrë mbështetje financiare nga Rusia, në shkelje të ligjit”.