Showbiz

Butrint Imeri paralajmëron projektin e ri muzikor

Pak javë më parë ai shtoi kuriozitetin e publikut nëpërmjet një fotoje ku qëndronte pranë kullës Eifel duke pyetur nëse do të donim ta shihnim në një klip ndryshe.

Tashmë Butrint Imeri do të vijë me një tjetër projekt muzikor dhe të gjithë po e presim me padurim. Këngëtari ka postuar në profilin e tij të Instagram-it një foto ku zbulon se prurja e tij më e re e quajtur “Kush” do të publikohet ditën e hënë rreth mesditës.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i këngëtarit është “Alea” një këngë kjo që jo vetëm është pëlqyer nga publiku por gjithashtu është renditur mjaft mirë edhe në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.