Politikë

Bylykbashi: Dako duhet të jetë në burg për krim elektoral

Partia demokratike kërkoi sërish arrestimin e Kryebashkiakut të Durrësit. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë ai duhet të jetë në burg. “Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit të pasurive publike tek bandat për votat e blera apo grabitura nga këto banda”, deklaroi Bylykbashi.