Cakaj bisedë telefonike me homologun grek: Po diskutojmë për të lehtësuar radhët në kufi!

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis. Përmes një postimi në Twitter, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë. “Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin”, tha Cakaj.