Sport

Casillas del nga spitali: Nuk e di se çfarë me rezervon e ardhmja!

Iker Casillas doli sot pasdite nga spitali pas problemeve me zemrën që pati rreth një javë më parë në fushën e lojës. Para mediave spanjolle, portieri i Portos dhe ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës, foli mbi gjendjen e tij aktuale: “Ndihem shumë më mirë. Do të pushoj disa javë ose disa muaj. Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja”– u shpreh Casillas.