Showbiz

Chris Brown dhe Drake publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë

Ata janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor që quhet “No Guidance” dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Bëhet fjalë për Chris Brown dhe Drake të cilët kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë megjithëse janë shfaqur së bashku edhe në klipin e Nicki Minaj, “Only”.

Kjo prurje muzikore do të jetë pjesë e albumit më të ri të Brown, “Indigo” që do të përfshijë edhe bashkëpunime me artistë të tjerë të industrisë.