Showbiz

Chrissy Teigen konfirmon shtatzëninë e saj të tretë

Pak ditë më parë u zbulua në klipin më të ri të John Legend, se bashkëshortja e tij Chrissy Teigen ishte në pritje të ëmbël.

Këtë lajm kaq të bukur e ka konfirmuar vetë ajo nëpërmjet një postimi në Insta Story. Modelja dhe moderatorja e famshme ka treguar përmes një video-je të shkurtër barkun e saj të fryrë.

Dyshja ende nuk kanë treguar gjininë e bebit por janë jasht mase të lumtur që familjes së tyre do t’i shtohet një anëtar i ri.