Politikë

Çmimi i hidrokarbureve, Tabaku: Shqiptarët e paguajnë naftën sa frëngu pulën!

Partia Demokratike vazhdon akuzat drejtuar qeverisë dhe mazhorancës socialiste. Deputetja Jorida Tabaku, tha sot se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë çmimet e hidrokarbureve. Deputetja tha se në vendin tonë, çmimi i naftës është më i shtrenjtë sesa në Greqi, Maqedoni apo Mal i Zi. Për ta thënë më shkoqur, ne paguajmë një litër naftë thuajse sa frëngu pulën. E vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është taksa e sheshtë dhe thjeshtim fiskal në shërbim të konsumit dhe qytetarëve, thotë Tabaku.