Aktualitet

Conte: Italia do të luftojë për hapjen e negociatave, qeveria të propozojë platformë për dialog me opozitën!

Në një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Kryeministri Italian Giuseppe Conte, konfirmoi qëndrimin pro hapjes së negociatave me BE. “Shqipëria ta zgjidhë vetë krizën politike me shumicën që duhet të propozojë një platformë për kapërcimin e ngërçit me opozitën pa parakushte. Italia do të luftojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Investitorët strategjikë italianë dëshirojnë që të vijnë, por Shqipëria duhet që të garantojë kushtet”-tha Conte. Kryeministri, Edi Rama, falenderoi homologun e tij italian për qëndrimin konsistent që Italia ka mbajtur në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit.