Bota

CoVid-19/ Samiti i G20 jep 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë botërore

Kombet e G20 kanë vendosur të injektojnë kolektivisht 5 trilion dollarë në ekonominë globale për të luftuar përçarjen e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mbi ekonomitë në të gjithë botën. “Ne po injektojmë 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale të synuar, në kuadër të masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të përballuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë”, thanë drejtuesit në një deklaratë pas një samiti të jashtëzakonshëm në internet .