Bota

CoVid-19, Italisë i vjen në ndihmë edhe Rusia

Pas ndihmave nga Kina dhe nga Kuba, një tjetër shtet i ka ardhur në ndihmë Italisë. Bëhet fjalë për Rusinë, ku sipas kreu të qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana ka bërë të ditur se sonte në mbrëmje në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia. “Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana.