Bota

COVID-19, Kurz: Kontrolle më të rrepta në kufij!

Kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkoi sot kontrolle më të rrepta në kufij për ata që kthehen nga pushimet e tyre, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend. Kurz gjithashtu nuk përjashtoi kryerjen e testeve të koronavirusit drejtpërdrejt në kufi, gjë që do të ishte përgjegjësia e autoriteteve shëndetësore. Zonat e rrezikut përfshijnë Spanjën kontinentale dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Bullgarinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë, SHBA-në e së fundmi edhe Kroacinë.