Bota Lajmet e fundit

Covid-19 në Austri, në 24 orët e fundit 115 raste të reja

Numri i rasteve të infektuar me Covid-19 vazhdon të rritet në Austri. Në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 115 raste të reja. Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober ndërkohë ka njoftuar krijimin e një lloj alarmi të ngjashëm me semaforin, i cili do të vendoset në zona të ndryshme të vendit. Rreziku i infeksionit do të ndahet në katër shkallë (jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe) në mënyrë që qytetarët të vlerësojnë praninë e virusit në zonat ku kalojnë apo jetojnë.