Aktualitet

Covid-19 në vendin tonë, 143 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 143 raste të reja dhe 6 humbje jete në vendin tonë, si pasojë e Covid-19. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 119 pacientë, 14 pacientë në terapi intensive, 3 të intubuar. Gjithashtu u shëruan edhe 51 qytetare teksa numri i rasteve aktive mbetet 3289. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizohet përhapjen e infeksionit. Gjithashtu Ministria thote se është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.