Politikë

Post-Covid-19, PD akuzon kryeministrin Rama se po keqmenaxhon situatën

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po e keqmenaxhon situatën pas hapjes për shkak të COVID-19. Nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia, demokratët thonë se pavarësisht këshillimeve të dhëna nga opozita, Rama dhe ministria e Shëndetësisë nuk i ka marrë parasysh asnjë nga propozimet. Spahia thotë se rritja e rasteve është një tregues i qartë se si koronavirusi “është ai që drejton dhe jo autoritetet që e menaxhojnë atë.