Sport

COVID-19 pushton edhe botën e tenisit, Djokovic pozitiv me COVID-19

COVID-19 pushton edhe botën e tenisit. Novak Djokovic numri 1 i botës ka publikuar lajmin e hidhur se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Më herët rezultuan pozitive edhe tenistët Borna Coric, Grigor Dimitrov dhe Viktor Troicki. Ata mund të jenë infektuar në turneun miqësor Adria Tour i zhvilluar në dy vendet ballkanike Serbi dhe Kroaci pa asnjë masë mbrojtëse ndaj koronavirusit. Novak Djokovic u shpreh i zhgënjyer në një prononcim për mediat për rezultatet e testeve.