Bota

Covid-19, Rusia do të fillojë shpërndarjen e vaksinën e saj në fund të muajit

Televizioni rus “Russia Today” njoftoi se prodhimi i vaksinës, e cila duhet të ofrojë mbrojtje kundër koronavirusit, ka filluar në fabrikën farmaceutike Bihofarm afër Moskës. Më shumë se 20 vende tashmë kanë porositur një miliard doza. Sipas televizionit, vaksina ruse është plotësisht artificiale, pra nuk përmban asnjë element të koronavirusit, dhe pretendohet se mund të sigurojë mbrojtje kundër sëmundjes për një periudhë prej dy vjetësh. Moska që të mërkurën kur vaksina u regjistrua zyrtarisht paralajmëroi se seria e parë do të jetë gati në afat prej 2 javëve. Të parët që do ta marrin atë do të jenë stafi mjekësor dhe mësues rusë.